Recet e Cekës: Tavë me mish qengji
PËRBËRËSIT:
1. 1/2 kg qepë,
2 lugë gjalpë,
2 patate,
1 kungulleshkë,
1 spec, 1gotë oriz,
1 kg mish qengji,
2 gota supë,
1/2 kg domate,
kripë, piper.
Kyçet furra në 250 gradë Celsius. Qepët pastrohen, grihen dhe vihen të fërgohen me 1 lugë gjalpë të nxehtë gjersa të zbuten. Hidhen 1 lugë specall, patatet e qëruara dhe të prera në katër pjesë, kungulleshka e gërryer dhe e prerë në rrathë, speci i pastruar nga farat e i prerë në pjesë dhe orizi i pastruar e i larë. Pasi të përzihen të gjitha mirë, shtohet mishi i prerë në copa, i kriposur dhe i piperosur. Në tavë dheu të lyer me yndyrë, ose tepsi të përshtatshme, hidhen të gjithë përbërësit. Kësaj mase i shtohet supë ose ujë, mbi hidhet 1 lugë gjalpë në copa të vogla, sipas nevojës kripë, dhe ena mbulohet mirë me alufolie. Tava futet në furrë të nxehtë, pastaj ulet temperatura në 200 gradë C për t’u pjekur 2 orë. Pasi t’i largohet folia, tava qëndron në furrë edhe një kohë, gjersa të skuqet mishi.
(Kosova Sot)