Reçeta e Cekës: Tortë me bajame

  • 17 March 2019 - 09:06
Reçeta e Cekës: Tortë me bajame

Përbërësit për brumin:

100 gr gjalpë, 150 gr sheqer, 3 vezë, 150 gr miell, 2 lugëz pluhur paste, lëvore limoni në rende, 100 gr bajame të bluara. KREMI: 2 të bardha vezësh, 100 gr sheqer pluhur, 2 dcl ajkë, 1 krem i tundur dredhëze

Kremi:

2 të bardha vezësh, 100 gr sheqer pluhur, 2 dcl ajkë, 1 krem i tundur dredhëze

Tundet gjalpi i zbutur deri sa të shkumojë. Hidhet gradualisht sheqeri dhe të verdhat e vezëve duke e tundur masën edhe më tej. Shtohen dhe përzihen me lugë mielli i përzier me pluhur paste, lëvore limoni dhe lajthitë e bluara. Masës i shtohen të bardhat e vezëve të tundura në shkumë.

Përzihet mirë me lugë dhe brumi i përgaditur derdhet në tepsi me formë zemre ose tepsi me diametër 22-24 cm. Futet në furrë të nxehtë me temp. 180 gradë C për t’u pjekur për 30 min. Pasi të ftohet në furrë, pritet në mes horizontalisht. Në mungesë të tepsisë me formë, korja pritet me anë të modelit të prerë nga letra. Të bardhat e vezëve tunden gjersa të shkumojnë.

Shtohet sheqeri pluhur duke e tundur edhe me tej, gjersa të fitohet shkumë e dendur dhe e qëndrueshme. Ajka tundet veçan, pastaj përzihet me të bardhat e tundura. Me kremin e përgaditur lyhet torta në mes, mbi dhe anash. Zbukurohet me krem të tundur dredhëzash.

(Kosova Sot)