Receta e Cekës - Omëletë e përzier

  • 12 October 2019 - 14:55
Receta e Cekës - Omëletë e përzier

PËRBËRËSIT PËR NJË PERSON:

• 2 vezë, • 2 lugë qumësht, • proshutë të grimcuar, • spec të verdhë dhe të kuq të prerë imët, • domate e pastruar nga farat dhe e prerë në kubikë të vegjël, • djathë sipas dëshirës, • kaçkavall parmezan, • vaj, kripë, piper. Në vaj të nxehtë fërgohen proshuta dhe speci, pastaj shtohen domatja dhe djathi. Vezët me 2 lugë qumësht tunden me pirun dhe hidhen mbi masën e fërguar.

Tigani lakohet andej-këndej, në mënyrë që të gjithë përbërësit të bashkohen me vezët. Mbi hidhet djathi parmezan. Omëleta e përgatitur paloset në dy pjesë dhe shërbehet e nxehtë.

(Kosova Sot Online)