Receta e Cekës - Supë e ftohtë me avokado

  • 26 August 2019 - 12:31
Receta e Cekës - Supë e ftohtë me avokado

PËRBËRËSIT:

2 avokado, 2 lugë lëng limoni, 4. 5 dcl qumësht, 1. 5 dcl ajkë e thartë, 1 lugë salcë tabasko, kripë, piper, 2 fletë të holla qepe të re. Avokadot pritet përgjysmë, u largohet bërthama dhe qërohen. Priten në katrorë të vegjël. Në blender elektrik hidhen katrorët e avokados, lëngu i limonit, ajka, qumështi dhe salca tabasko.

Të gjitha këto bluhen gjersa të kompaktsohen. Kriposet supa. i hidhet piper sipas shijes. Vendoset në tenxhere dhe futet në frigorifer për t’u ftohur. Shërbehet duke e zbukuruar çdo pjatë me fletë qepe të prera imët ose me ajkë. SUPË

(Kosova Sot Online)