Receta e Cekës - Omëletë e përzier

  • 26 tetor 2019 - 08:36
Receta e Cekës - Omëletë e përzier

Përbërësit: 

2 vezë, 2 lugë qumësht, proshutë të grimcuar, spec të verdhë dhe të kuq të prerë imët, domate e pastruar nga farat dhe e prerë në kubikë të vegjël, sipas dëshirës djathë, kaçkavall parmezan, vaj, kripë, piper. raporton Gazeta Kosova Sot

Në vaj të nxehtë, fërgohen proshuta dhe speci, pastaj shtohen domatja dhe djathi. Vezët me 2 lugë qumësht tunden me pirun dhe hidhen mbi masën e fërguar. Tigani lakohet andej-këndej, në mënyrë që të gjithë përbërësit të bashkohen me vezët. Mbi hidhet djathi parmezan. Omëleta e përgatitur paloset në dy pjesë dhe shërbehet e nxehtë. 

(Kosova Sot Online)