Receta e Cekës: Torte e mirë me bajame

  • 16 November 2019 - 14:31
Receta e Cekës: Torte e mirë me bajame

PËRBËRËSIT:

8 vezë,
500 gr sheqer,
300 gr gjalpë të zbutur,
300 gr bajame,
2 lugë biskota të bluara,
250 gr miell,
3 lugë rum ose maraskin,
lëvore limoni,
1 sheqer vanileje.

Tunden 3 të verdha vezësh dhe 1 vezë e tërë me 4 lugë sheqer. Shtohen gjalpi, sheqeri vanilje, lëvorja e limonit, 1 lugë rum, dhe aq miell, sa të gatuhet një brumë i butë, por mos të ngjitet për duar dhe tavoline. Filli: 7 të bardha dhe 4 të verdha të vezëve tunden me 400 gr sheqer gjersa të shkrihet sheqeri. Marengës i shtohen bajamet e pjekura, të qëruara, të bluara dhe të përziera me biskota të kaluara në rende të imët. Gjithashtu shtohen, rum, mlëvore limoni dhe maraskin. Nga brumi i përgatitur ndahet një pjesë e vogël për shirita, kurse me pjesën tjetër mbulohet fundi i kallëpit për tortë, si dhe anët e kallëpit ose të tepsisë me diametër 27 centimetra. Në brumin e shtruar derdhet masa e tundur nga vezët dhe bajamet, kurse mbi krem, në formë delimash, vihen shiritat e prerë. Torta piqet për 30 minuta në furrë me temperaturë 200 gradë Celsius, pastaj ulet temperatura dhe vazhdon pjekja edhe afro 30 minuta të tjerë. Pasi të piqet, torta qëndron në furrë të hapur edhe 10 minuta. Mbi i hidhet sheqer pluhur dhe pasi të ftohet plotësisht, largohet nga kallëpi. Torta pritet në katrorë dhe shërbehet

(Kosova Sot Online)