Receta e Cekës - Reçel nga kungulleshkat

  • A.P /
  • 16 July 2020 - 07:27
Receta e Cekës - Reçel nga kungulleshkat

PËRBËRËSIT:

1 kg kungulleshka të pastruara, 2 kg sheqer, 2 limona, sheqer vanilje. 
Kungulleshkat qërohen dhe me lugë ose thikë speciale nxirren topthat ose copa në formë spiraleje. Vendosen në ujë gëlqereje për 20 min. Shpërlahen mirë e mirë, pastaj zihen në 5-6 ujëra. Sa të vlojë iji, derdhet dhe mbushet ena me ujë të ftohtë për të vluar përsëri.

Në tenxhere hidhet sheqeri dhe aq ujë sa të mbulohet ai. Pasi të vlojë shurupi 10 min. hidhen kungulleshkat që të zihen në zjarr të mesëm. Pas 20 min. hidhet sheqer vanilje, 2 limon të prerë në flegra dhe 1 gotë ujë i ftohtë. Reçeli është i zier, kur shërbeti të trashët. Largohet shkuma, mbulohet ena me pecetë të lagur. Pas 12-24 orë, derdhet në kavanoz të sterilizuar dhe vendoset në vend të ftohtë.

(Kosova Sot Online)