Receta e Cekës: Fileta viçi në verë dhe ajkë

  • E.K /
  • 25 korrik 2020 - 09:38
Receta e Cekës: Fileta viçi në verë dhe ajkë

PËRBËRËSIT:

4 fileta viçi nga 120-150 gr, kripë, piper, pak miell, 1 lugë vaj, 1 lugë gjalpë, specall, 1/8 lit verë, erëza, disa feta limoni, 1/8 lit ajkë, 1 lugë niseshte. Filetat kriporen, piperoren dhe përmiellen. Gjalpi me vaj nxehet dhe në të fërgohen filetat nga 4-5 minuta nga të dy anët dhe vendosen në pjatë të nxehtë.

Në vaj të nxehtë hidhen specalli e ajka dhe, sa të marrë një valë, shtohet niseshteja e ulur në verë me 4 lugë ujë, e erëza. Kjo masë, pasi të vlohet pak dhe të kullohet, derdhet mbi mish të fërguar. Zbukurohet me feta limoni dhe shërbehet me perime të ziera.

(Kosova Sot Online)