Receta e Cekes: Sallatë nga misri dhe bizelet

  • A.P /
  • 30 July 2020 - 15:00
Receta e Cekes: Sallatë nga misri dhe bizelet

PËRBËRËSIT:

• 300 gr misër, • 300 gr bizele, • 2 lugë majonezë, • majdanoz të grirë hollë, • 2-3 lugë vaj ulliri, • 1/4 gotë ujë, • kripë, piper, pak sheqer.

Zihen veçan bizelet dhe misri. Sa të zbuten, kullohen dhe lihen anash.

Vaji përzihet me majonezë dhe ujë, kriposet, piperoset, hidhet mbi bizele e misër dhe derdhet në enë porcelani ku do të shërbehet. Sallatës i hidhet majdanozi i grirë hollë dhe shërbehet e ftohtë.

(Kosova Sot Online)