Receta e Cekës: Fileta pule në role me proshutë

  • E.K /
  • 10 September 2020 - 09:28
Receta e Cekës: Fileta pule në role me proshutë

Përbërësit:

• 8 fileta mishi të bardhë pule, • 100 gr dhjamë të tymosur ose proshutë, • 1/2 tubë majdanoz, • 4 lugë margarinë, • 2 vezë, • miell, • galetë, • vaj për fërgim, • kripë.

Besiana&Shkodrani: Sot na la një prej zërave më origjinal të këngës shqipe Shahindere Bërlajolli- Stafai

Përgatitja:

Filetat rrahen lehtë, kriporen, çdo filetë lyhet me margarinë. Proshuta pritet imët, përzihet me majdanoz të grimcuar dhe me këtë masë lyhen filetat. Mishi mbështillet në role, lidhet me penj të bardhë. Çdo role përmillet, kalohet në vezë të tundura me dy lugë ujë, në galetë dhe fërgohet në yndyrë të nxehtë nga të gjitha anët, gjersa të marrin ngjyrë të kuqërremtë. Shërbehen të nxehta me perime të ziera, të kaluara në gjalpë, dhe sallatë stine.

(Kosova Sot Online)