Receta e Cekës - Domate të mbushura me proshutë

  • E.K /
  • 09 June 2021 - 08:41
Receta e Cekës - Domate të mbushura me proshutë

PËRBËRËSIT:

150 gr proshutë, 2 vezë të ziera, 1 qepë, 1/2 gotë bizele të ziera, 1 lugë majdanoz, 4 lugë vaj, 2 lugë uthull, 8 domate mesatare. Domatet priten nga bishti, u largohen farat dhe kriposen pak.

Proshuta pritet në copa të vogla, kurse vezët, pasi zihen 8 minuta, qërohen dhe priten në kubikë të vegjël. Bëhet përzierja e proshutës me vezë, qepë të grira hollë, bizele dhe majdanoz të grirë hollë . Masa rregullohet me vaj, uthull, kripë dhe piper. Me këtë masë mbushen domatet dhe palosen në fleta sallate të gjelbër. 

(Kosova Sot Online)