Receta e Pepës:Mantia me mish të bluar

  • 31 October 2021 - 09:23
Receta e Pepës:Mantia me mish të bluar

Përbërësit:
Për brumin

500 gr Miell
500 ml Ujë
Gjysëm luge gjelle kripë

Përbërësit për mbushjen:
500 gr Mish i bluar
1 Qepë
Krip, piper i zi

Përgatitja:

Për mbushjen: marrim qepën e qërojmë dhe e presim në katror të imëta .Qepën e fërgojmë në tigan me pak vaj pastaj ia hedhim mishin e bluar.I qesim piperin dhe kripën, masën pastaj e largojmë nga zjarri.
Për brumin: marrim të gjithë përbërësit dhe formojmë brumin, e ngjeshim masën me duar mire sa të bëhet një brumë elastik.Nuk bënë që brumi të jetë i fortë dhe i terur. Nëse ju duket brumi që ju ngjitet nëpër duar atëherë shtoni edhe pak miell.Nga brumi bëjmë një role dhe rolen e presim në 3 pjesë të barabarta.Pjesët i bejmë të rrumbullakët dhe i lëmë 10 minuta të pushojnë.
Marrim nga një pjesë e shtrim me okllagi hollë dhe me thikë presim katror me përmasa përafërsishtë 8x8cm.Secilin katror e mbushim me masën e përgaditur me mish të bluar dhe e palojmë në formë katrore .Të bashkohen cepat mirë të brumit në mënyrë që të mos hapet katrori e të del jashtë mishi gjatë pjekjes.
Lyejm tepsin me vaj ose gjalpë dhe i rëndisim të gjitha mantiat.Sipas dëshirës mund ti lyni edhe sipër me yndyrë.

E vendosim tepsin në furrë të pjekët në temperaturë 230 gradë celsius.


(Kosova Sot Online)