Receta e Pepës:Tortë me pemë

  • G.G /
  • 11 February 2022 - 12:06
Receta e Pepës:Tortë me pemë

PËRBËRËSIT:

• 5 vezë,

• 5 lugë sheqer,

• 6 lugë miell,

• 1 pluhur paste,

• 1 lëvore limoni,

• 1 kg dredhëza ose pemë tjera të buta,

• 2 pudingë vanileje të përgaditur sipas udhëzimit në qeskë,

• 1 krem i rrahur i bardhë.

Tunden të bardhat e vezëve me sheqer në bor të qëndrueshme.

Hidhen të verdhat e vezëve duke i tundur vazhdimisht. Shtohet dhe përzihet me lugë mielli i përzier me pluhur paste dhe lëvore limoni. Hidhet në kallëp për tortë të lyer me yndyrë dhe të përmillur. Piqet në furrë me temperaturë 180 gradë C për 40 minuta.

Pasi të ftohet, pritet horizontalisht. Pudingu përgatitet sipas udhëzimit. Pasi të ftohet pak, me gjysmën e masës lyhet njëra kore e patishpanit. Mbi hidhen gjysma e dredhëzave të shtypura. Mbulohet me koren e dytë, e cila lyhet me pjesën tjetër të pudingut dhe vendosen gjysma e mbetur e dredhëzave të prera. Torta zbukurohet me krem të rrahur të bardhë.

Mbi pemë hidhet zhelatina e pëgaditur sipas udhëzimit. Në vend të pudingut, torta mund të lyhet me marmelatë dredhëzash.

(Kosova Sot Online)