Pogaçe të shpejta me djathë dhe proshutë

  • 20 July 2024 - 12:03
Pogaçe të shpejta me djathë dhe proshutë

Një specialit i shpejtë që nuk merr shumë kohë dhe do ju pëlqen, pogaçe të shpejta me djathë dhe proshutë në tavolinën tuaj.

Përbërësit e nevojshëm:

▪ 1 gotë jogurt
▪ 2 gota miell
▪ 1 gotë kaçkavall të grirë
▪ 150 gr. proshutë
▪ 1 lugë e vogël kripë
▪ 1 lugë e vogël sheqer
▪ 1 lugë e vogël sodë bikarboni
▪ Yndyrë apo vaj, sipas nevojës

Gatimi:

Nga mielli, jogurti, kripa, sheqeri dhe soda e bikarbonit bëjeni brumin. Nga brumi bëni toptha dhe tëholloni me okllai.Në njërin topth vendosni kaçkavallin e grirë (apo djathin e fortë) dhe një rreth proshute. Hidhjani sipër topthin tjetër të tëhollur dhe bashkoni mirë skajet.Kështu bëni edhe me topthat e tjerë të tëholluar. Pogaçet fërgojini në fultere në vaj të nxehtë dhe në temperaturë mesatare, ndërkaq nga të dyja anët mbulojini me kapak.

(Kosova Sot Online )