Receta e Pepës:Pica shtëpie

  • E.k /
  • 24 August 2024 - 10:00
Receta e Pepës:Pica shtëpie

Përbërësit

3 gota miell (150m,te jogurtit)

1 lugë maja (kvasac)

1 lugë e vogel sheqer

1 lugë e vogel kripë

5 lugë vaj

1 gotë ujë të vakët

PËR MBUSHJEN

salcë domatesh (keçap)

200 gr përshutë

250 gr djath kaçkavall

Rigon

ullinjë

kërpudha

spec

vezë

Hapat

Maja e perziejmë me ujinë e vakët në të cileën shtojmë dhe një lugë të vogël sheqer.Pasi fermentohet maja për 5 minuta,atëherë në një enë të thellë vendosim miellin,kripën dhe majën e tretur të përzier me ujinë e vakët.

Përziejmë me pak miell derisa të bëhet një qull i trashë.

Tanimë shtojmë vajin e ullirit dhe shtojmë miell njëkohësishtë derisa të bëhet një masë më e fortë brumi të cilën e punojmë me dorë derisa nuk ngjitet

Brumin për pica e lemë të dyfishohet vëllimi të mbuluar në një vend të ngrohtë për 30 minuta

Marim brumin e picës dhe shtrijmë në kallëp të lyer me yndyre(gjalpë,margarine apo vajë)

Së pari petën e lyejmë me salcë domatesh,vendosim kackavallin e grirë në rende(këto janë dy përbërsit themelor pa të cilët nuk behët nje picë,kjo me vetëm këta dy përbërës quhet pica Margarita)

Kurse neve sipas deshirës i shtojmë edhe përbërs tjerë si përshutë të grirë në feta te holla,kërpudha të grira në feta të holla ose të marinuara,speca të prera në shirita të holla ,vezë të ziera të prera në rrathë etj.Krejtë në fund i hedhim rigon ose rigonin mund të përzihet me salcën e domateve dhe vaj ulliri,me këtë lyejmë së pari picën dhe vazhdomje tutje me përbërësit tjerë.

Pjekim për 20 minuta në 250 gradë.

(Kosova Sot Online)