Receta e Pepës: Pite me kungull

  • E.k /
  • 30 August 2024 - 09:46
Receta e Pepës: Pite me kungull

Përbërësit:

•       15 petë të gatshme (nëse doni, mund t’i përgatisni vetë),
•       1 kg tul kungulli,
•       300 ml qumësht (rreth 2 filxhanë; 1 filxhan për harxhin e byrekut dhe 1 filxhan për të spërkatur petët),
•       300 gr gjalpë,
•       3 vezë,
•       1 lugë miell,
•       kripë.

Përgatitja:

Grijmë tulin e kungullit në rende me pjesën më të trashë të saj.
Në një tenxhere, shkrijmë rreth 200 gr gjalpë dhe shtojmë kungullin, duke e gatuar në zjarr të ulët për rreth 30 minuta, në këtë mënyrë kungulli do të zbutet dhe do t’i avullojë lëngu i tepërt.

Në një tas rrahim vezët, shtojmë qumështin, miellin, pak kripë, 100 gr gjalpë të shkrirë paraprakisht në mikrovalë dhe kungullin duke i përzierë shumë mirë. Ky është harxhi me të cilën do të mbushet pitja.

Lyejmë me pak gjalpë tepsinë ku do të vendosim piten, shtrojmë 5 peta duke i spërkatur çdo njërën prej tyre me pak qumësht, shtojmë gjysmën e harxhit me kungull, 5 peta të tjera (të spërkatura me qumësht), harxhin e mbetur dhe e përfundojmë piten me 5 petat e fundit. I kthejmë anët byrekut, hedhim mbi të qumështin e mbetur dhe e pjekim në furrë të ngrohtë në 200°C për rreth 30 minuta.

(Kosova Sot Online)