Recetë: Gjellë me mish viçi
Përbërësit:
4 lugë gjelle vaj ulliri
700 gr mish viçi
30 gr miell
1 qepë e madhe
2 thelpinj hudhër
1 spec jeshil
1 spec i kuq
2 lgj salcë domatesh
2 lugë paprika
2 domate të mëdha
75 ml verë e bardhë e thatë
300 ml lëng mishi
2 lugë gjelle majdanoz
150 ml kos i thartë
Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Ngrohim furrën në 160°C. Spërkatim mishin e prerë në kubikë me miell dhe e skuqim derisa të marrë ngjyrë. E largojmë mishin nga tigani dhe në aty yndyrë shtojmë pak vaj dhe kaurdisim qepën së bashku me hudhrën dhe specat me ngjyra. Shtojmë mishin, e trazojmë mirë, hedhim salcën e domates dhe paprikën dhe e përziejmë 2 minuta. Më pas shtojmë domatet, verën e bardhë dhe lëngun e mishit. Vendosim kapakun, e kalojmë gatimin në furrë për 1 orë e 30 minuta ose e lëmë të ziejë në sobë avash-avash. Në 5 minutat e fundit shtojmë majdanozin, kosin e thartë, kripë e piper sipas shijes.
(Kosova Sot Online)
