Recetë: Embelsirë me hurma dhe çokollatë

  • A.P /
  • 11 December 2025 - 08:15
Recetë: Embelsirë me hurma dhe çokollatë

PËRBËRËSIT:

150 gr gjalpë

1/4 filxhan kakao

250 ml ujë të vluar

1 1/2 luge të gjellës instant kafe (nesscafe)

1 shkop vanilje

1 lugë kafeje sodë buke

200 gr hurma, pa bërthama dhe të grira

250 gr miell, 200 gr sheqer kafe

2 lugë kafeje pluhur paste

2 vezë

Pak vaj, pak kripë

 

PËRGATITJA:

Bëje pasditen tuaj 10 herë më të mirë me tortën me hurma, çokollatë dhe kafe

Hapi 1:

Hidh pak vaj në tiganin Delimano®  dhe spërkate me pluhur të kakaos.

Hapi 2:

Valoje ujin në tenxheren e thellë Delimano®. Në ujin e valuar shto kafen, farat e shkopit të vaniljes dhe sodën e bukës. Më pas shto hurmat, shtypi ato lehtë me piru dhe lëri që të ftohen në temperaturë të dhomës.

Hapi 3:

Në një enë të thellë, përzije miellin, kakaon, pluhurin e pastës dhe kripën. Me mikser rrah gjalpin bashkë me sheqerin kafe derisa sa të shkumoj. Shto vezët, një nga një, dhe përziej. Zbraze këtë në masën e hurmave dhe më pas shto edhe brumin e miellit.

Hapi 4:

Pastaj tërë këtë masë (brumë) zbraze në tavën Delimano® derisa ende është e ftohtë dhe pjeke në temperaturë të ulët për 40 minuta. Për ta kontrolluar se a është pjekur mund të përdorni një rrëmojse (kruajtëse dhëmbësh) nëse e fut në ëmbëlsirë dhe e nxjerrë të pastër nga ëmbëlsira. Pjeke ëmbëlsirën mbi shporet në vend të furrës.

Shërbeje me krem pana!

(Kosova Sot Online)