
Lexoni edhe:
Zbardhen detaje nga sherri mes Rozana Radit dhe këngëtarit grek
PËRBËRËSIT:
▪ 400 g makarona
▪ 1 fetë djathë deleje
▪ 3 kungulleshka
▪ 3 qepë të vogla
▪ 4 lugë vaj ulliri
▪ Kikirikë
▪ Borzilok
▪ Kripë
▪ Piper
Zbardhen detaje nga sherri mes Rozana Radit dhe këngëtarit grek
Lexoni edhe:
PËRGATITJA:
Pastroni dhe prisni në feta kungulleshkat. Prisni edhe qepën në copa të vogla katrore. Hidhni në një tigan 4 lugë vaj ulliri dhe skuqni qepën.
Pasi të marrë ngjyrën karakteristike, shtoni edhe kungulleshkat, kripën, piperin. Ulni zjarrin që të skuqen së bashku për 5 minuta.
Hidhni në një mikser borzilokun, një pjesë nga kungulleshkat dhe gjysmën e djathit, derisa të krijohet një masë e plotë.
Në një tenxhere, zieni makaronat, kullojini, shtoni salcën e përgatitur, pak vaj dhe pjesën e mbetur të kungulleshkave.
Hidhni pak vaj në një tavë dhe shtoni makaronat, kikirikët dhe pjesën e mbetur të djathit.
Piqeni tavën në furrën e ngrohur më parë, për rreth 35 minuta
(Kosova Sot Online)