Recetë: Pulë e pjekur

  • A.P /
  • 02 January 2026 - 13:02
Recetë: Pulë e pjekur

PËRBËRËSIT:

• 1 pulë e plotë
• 1 lugë gjelle vaj kokosi
• 2 lugë te vogla piper i kuq
• 75 ml lëng mishi pule
• 1 lugë e vogël trumzë e tharë
• ¼ lugë piper i zi i freskët
• 2 lugë gjelle lëng limoni
• ½ lugë kripë e trashë
• 6 thelpinj hudhre të qëruara

PËRGATITJA:

1. Në një tas të vogël, përzieni piperin e zi, piperin e kuq, trumzën dhe kripën. Vendosni këto erëza në pjesën e jashtme të pulës
2. Pa e vendosur kapakun, shtypeni funksionin STEW për ta ngrohur vajin. Shtoni pulën, duke e vendosur gjoksin e pulës në pjesën e poshtme dhe gatuajeni për 6-7 minuta duke e lëvizur pjesë pjesë në mënyrë që këmbët dhe krahët të skuqen mirë.
3. Rrotullojeni pulën dhe shtoni lëngun e mishit, të limonit dhe thelpinjtë e hudhrës. Shtypni CANCEL.
4. Mbylleni kapakun dhe valvulën e lirimit të presionit. Shtypeni funksionin MEAT dhe përshtateni kohën në 25 minuta.
5. Largojeni pulën nga Pressure King Pro dhe lëreni të qëndroj për 5 minuta para se ta servoni.


(Kosova Sot Online)