Recetë: Tortë role me gjalpë kikiriku

  • A.P /
  • 12 January 2026 - 09:18
Recetë: Tortë role me gjalpë kikiriku

PËRBËRËSIT:

4 vezë

1/4 gotë miell

1/4 gotë kakao

një lugë çaji pluhur për pjekje

1/4 lugë çaji kripë

3/4 gota sheqer

6 lugë gjelle vaj 

një lugë sheqer vanilje

 

Përbërësit për kremin:

220 gr gjizë

12 lugë gjalpë

3/4 gota gjalpë kikiriku

një lugë gjelle sheqer vanilje

3 gota sheqer pluhur

PËRGATITJA:

Furrën e nxehim në 175 gradë Celsius. Marrim një tepsi 38×25 cm, e mbulojmë me letër për pjekje. 

Në një enë të madhe rrahim vezët me mikser 5 minuta. Bashkojmë miellin, kakaon, pluhurin për pjekje dhe kripën. Ngadalë sheqerin e hedhim te vezët duke e rrahur me mikser edhe 2 minuta të tjera. Pastaj vajin e vaniljen i përziejmë deri sa të bashkohen mirë përbërësit. 

Krejt në fund, ia hedhim përzierjen me miell dhe e përziejmë masën me tel kuzhine. E hedhim brumin në tepsi, e rrafshojmë mirë dhe e vendosim në furrë të pjekët për 12-15 minuta. Pastaj e largojmë nga furra dhe e lëmë të ftohet.

Përgatitja e kremit:

Hedhim në një enë të thellë gjalpin, sheqerin vanilje, gjalpin nga kikiriku dhe sheqerin pluhur, i rrahim me mikser për 1-2 minuta. Largojmë nga kremi 1-2 gota krem për dekorimin e ëmbëlsirës. Vendosim petën e pandispanjës në një leckë kuzhine të lagur, pastaj e lyejmë me kremin e mbetur dhe me kujdes fillojmë të bëjmë role. Pasi ta bëjmë role, e mbështjellim me folie plastike dhe e vendosim në frigorifer 20-30 minuta.

Të servohet e ftohet ëmbëlsira duke e dekoruar me kremin e mbetur që e kemi lënë anash për dekor.


(Kosova Sot Online)