Recetë: Bukë misri me presh dhe ullinj

  • A.P /
  • 06 February 2026 - 08:16
Recetë: Bukë misri me presh dhe ullinj

Përbërësit:

1 presh i prerë hollë

100 gr ullinj pa bërthamë

1 gotë kos

1 vezë

400 gr miell misri

1 lugë çaji sodë buke

200 ml ujë

Kripë sipas shijes

Vaj ulliri për tavën

Përgatitja:

Ngrohni furrën në 180°C. Në një tigan, kaurdisni lehtë preshin me pak vaj ulliri derisa të zbutet dhe lëreni të ftohet. Në një tas të madh rrihni vezën me kosin dhe ujin. Shtoni sodën e bukës dhe kripën. Hidhni gradualisht miellin e misrit duke e përzier derisa të formohet një masë homogjene, jo shumë e trashë. Shtoni preshin e kaurdisur dhe ullinjtë; përziejini mirë. Lyejeni tavën me vaj, hidhni masën dhe niveloni sipërfaqen. Piqeni për 40–45 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë. Lëreni të pushojë 10 minuta, më pas priteni dhe shërbejeni.


(Kosova Sot Online)