Si ta largoni djersitjen e tepërt nën sqetulla?

  • 13 July 2016 - 09:06
Si ta largoni djersitjen e tepërt nën sqetulla?

Gjatë verës është krejt normale që të djersitemi. Por, shenjat e djersitjes së tepërt me të vërtetë mund të shkaktojnë problem estetik

Nëse sapo keni dalë nga shtëpia dhe vëreni se nënsqetullat kanë filluar t'ju lagen, atëherë ju themi se vuani nga hiperhidroza, apo djersitja e tepërt, gjë që mund të trajtohet në disa mënyra., raporton Gazeta Kosova Sot 

VAJI I QIMNONIT TË ZI Substanca, e cila përfitohet duke shtrydhur qimnonin indian vepron kundër baktereve dhe sëmundjeve të shkaktuara nga kërpudhat, por është parë se ndihmon edhe te djersitja e tepërt. Pasi që të bëni dush, lyejuni nga gishtat deri te supet dhe, natyrisht, nën sqetulla.

ÇAJI I GJELBËR APO ÇAJI I SHERBELËS Nëse pini çaj të këtillë, do të djersini më pak. Por, mund të lyheni edhe nën sqetull, duke parandaluar kështu paraqitjen e njollave të djersës në rroba. E njëjta gjë vlen edhe për uthullën e mollës. Ajo vepron si deodorant, meqë shkatërron edhe bakteret. Mjafton që t'i fshini sqetullat me një leckë, të cilën më parë e keni njomur në uthull të mollës.

PECETAT DITORE TË FEMRAVE Kjo mund të jetë metoda më efikase. Sa më të holla që të jenë pecetat e sqetullave, aq më mirë. Ato ngjiten për bluze dhe pengojnë paraqitjen e njollave të djersës në rroba. Dhe, mos harroni! Pa marrë parasysh se cilën metodë ta përzgjidhni, përdorni deodorant dhe lajuni rregullisht. 

(Kosova Sot)