Provojeni këtë recetë çaji me selino, për të humbur në peshë

  • 03 August 2016 - 19:22
Provojeni këtë recetë çaji me selino, për të humbur në peshë

Jo vetëm se selino ndihmon në eliminimin e helmeve nga trupi, por ka pak kalori dhe lufton inflamacionet në abdomen, derisa në anën tjetër ju ndihmon të humbni në peshë. Që të gjithë e dinë se perimet janë një nga suplementet më të mira për humbje në peshë. Janë burim për vitamina dhe minerale, antioksidues dhe substanca të tjera që djegin yndyrën dhe ndihmojnë të humbni në peshë. Selino është një prej tyre. Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm rreth vetive shëruese që ajo ka, rreth humbjes në peshë, ndërsa sa i shëndetshëm dhe si ta përgatisni çajin nga selino, lexoni më poshtë, shkruan Gazeta Kosova Sot.

Vetitë shëruese të çajit nga selinoja

 Një nga karakteristikat kryesore të selinos është se midis 90 dhe 95 për qind është nga uji. Kjo e bën një nga perimet me më së paku kalori. Për 100 gr përmban vetëm 16 kalori. Posedon përbërës kundër inflamacioneve, e po ashtu është e pasur edhe me: Vitaminat A, B1, B2, B6, B9 dhe C. Minerale, si: kalcium, kalium, magnez dhe hekur. Aminoacide esenciale. Për faktin se përmban vlera të larta ushqyese, sidomos me ujë, konsumimi i selinos mundet të jetë një nga vendimet më të mira për secilën lloj të dietës. Nuk është për t'u çuditur se selinoja për momentin është një nga perimet më të kërkuara për humbjen në peshë dhe përdorim mjekësor.

Image

E dobishme për ata që duan të humbin peshë

 Janë disa arsye pse kjo perime është e dobishme për të gjithë ata që duan të humbin në peshë. Së pari, posedon disa vajra esenciale. Janë të vendosur në kërcell dhe në fara, megjithëse janë të vendosur edhe në gjethe. Pasi që përmban ujë, njihet si një perime që ngop, ndërsa që i jep fund anktheve. Posedon efekte kundër baktereve dhe viruseve që luftojnë infeksionet e ndryshme gastrointestinale dhe përmirëson tretjen. Rekomandohet për stimulimin e hedhjes jashtë të të gjitha llojeve të helmeve nga trupi dhe organizmi, duke promovuar funksionim të duhur të trupit dhe ka efekt pastrues. Ndikon në funksionimin e mirë të veshkave, duke hedhur jashtë helmet. 

Si ta përgatisni çajin nga selinoja?

 Ky lloj i çajit ka efekt freskues që mund të konsumohet i ngrohtë dhe i ftohtë. Receta tradicionale përmban vetëm selino dhe ujë, por mund t'i shtoni dhe pak lëng limoni për të intensifikuar efektet detoksuese. 

Përbërësit: 
3 kërcej selino, 1 litër ujë, 1 limon, 1/2 e lugë xhenxhefil pluhur (2.5 gr). 
Udhëzimet: 
Pastroni kërcejtë e selinos dhe sigurohuni që të jenë mirë të pastruar, duke hequr të gjitha mikrobet. E vloni një litër ujë. Kur të jetë vluar shtoni selinon e copëtuar. Reduktoni temperaturën, e përzieni dhe e zieni edhe për 5- 10 minuta të tjerë. Nëse dëshironi të shtoni xhenxhefilin, bëjeni 1-2 minuta para se ta hiqni nga zjarri. 
Kur të jetë gati, e hiqni nga pllaka dhe e lini të qëndrojë për 10 minuta. Më pas shtoni lëngun e limonit. Pijeni një gotë të çajit para kafjallit.

(Kosova Sot)