Aleati i vërtetë i femrave
Pos se janë të pasura me hekur, e forcojnë gjatë atyre ditëve, leblebitë përmbajnë fibra dhe mbajnë për kohë të gjatë ngopur për orë të tëra. Është burim natyral i hekurit, madje edhe e zier përmban dyfish më shumë sesa sasia e njëjtë e mishit, kështu është ideale në ato ditët, si dhe gjatë shtatzënisë dhe mëkimit,transmeton gazeta Kosova Sot.
HUMUS NGA LEBLEBITË
Përbërësit: 300 gr leblebi të papërpunuara, lëng nga 1 limon, 2 lugë vaj ulliri, 2 thelpinj hudhër, gjysmë lugë tahini - pastë nga susami, majdanoz, gjysmë lugë erëz specash, kripë, gjysmë lugë qimnon të bluar, piper, speca pikantë
PËRGATITJA
: Leblebitë i zhytni në ujë dhe i lini gjatë natës. I zieni 1-2 orë. Ruani ujin ku janë zier, e në blender hidhni leblebi, hudhër, tahini, kripë dhe vaj ngadalë duke shtuar lëngun derisa të arrini trashësinë e dëshiruar. Mund të shtoni pak ajkë ose jogurt, piper. Kur humusi është gati, e shërbeni, hidhni pak vaj ulliri, speca të kuq dhe majdanoz.
(Kosova Sot)