Ilaçet natyrale që shërojnë mishrat e ënjtura të dhëmbëve

  • 29 January 2017 - 08:15
Ilaçet natyrale që shërojnë mishrat e ënjtura të dhëmbëve

Mishrat e ënjtura të dhëmbëve janë problem i zakonshëm oral që mund të shfaqen si pasojë e higjienës së keqe, infeksionit me baktere apo si pasojë e disa trajtimeve orale. Për më shumë, ënjtja e mishrave të dhëmbëve shoqërohet me gjakderdhje, dhimbje në mishra, ndjeshmëri e tepërt e dhëmbëve në prekje dhe aromë të keqe nga goja.Për fat të mirë, janë shumë përbërës natyralë që luftojnë këtë gjendje,raporton Gazeta Kosova Sot

UJI I NGROHTË ME KRIPË Përzierja për shpëlarje të gojës me ujë të ngrohtë dhe kripë ofron lehtësim nga gjakderdhjet dhe mishrat e ënjtura të dhëmbëve. Përbërësit: • 1 lugë kripë (5 gramë), • ½ e gotës me ujë të ngrohtë (100 ml). Udhëzimet: • Lugën me kripë e derdhni në gotën me ujë të ngrohtë dhe shpëlani gojën me këtë lëng për 30 sekonda. • Shmangni përpirjen e përzierjes pasi mundet të shkaktojë reaksione aspak të padëshirueshme. • Përdoreni dy deri tre herë në ditë.

Image

 

SODA E BUKËS ME HIDROGJEN PEROKSIDI Soda e bukës dhe hidrogjeni peroksid përmban përbërës prej antibiotiku dhe antibakterial që parandalojnë lloje të ndryshme të infeksioneve për t'u zhvilluar. Përbërësit: • 1 lugë sodë të bukës (5 gramë), • 6 pika hidrogjen peroksidi. Udhëzimet: • Përzieni sodën e bukës me hidrogjenin e peroksidit dhe këtë e përdorni si brushë për pastrimin e dhëmbëve. • Mund ta përzieni pak ujë të ngrohtë për ta përdorur si lëng për ta shpëlarë gojën. • Pastën përdoreni dy herë në ditë.

Image

 

UTHULLA E MOLLËS Acidet natyrale të uthullës së mollës ekuilibrojnë pH-në në gojë dhe paralajmërojnë ambientin se bakteret mund të shkaktojnë infeksion. Përbërësit: • 1 lugë uthull të mollës (10 ml), • ½ e gotës ujë ët ngrohtë (100 ml). Udhëzimet: • Kombinoni uthullën e mollës e ujin e ngrohtë. I përzieni mirë dhe e shpëlani gojën tuaj me këtë përzierje pasi të keni pastruar dhëmbët. • Përdoreni dy herë në ditë.

Image

 

LIMONI Përbërësit alkalinë dhe me antibiotik të lëngut të limonit po ashtu ndihmojnë të merren me një gjendje si kjo. Substancat me acide eliminojnë bakteret e dëmshme dhe reduktojnë inflamacionet e mishrave të shkaktuara nga ndonjë infeksion. Përbërësit: • Lëngun e ½ së një limonit, • ½ e gotës ujë të ngrohtë (125 ml). Udhëzimet: • Shtrydheni limonin për lëng dhe e përzieni me gjysmë gotë ujë të ngrohtë. • Shpëlajeni gojën për 20 sekonda dhe e pështyni. • Përdoreni dy herë në ditë.

Image

 

LËNGU I BORONICAVE Lëngu i boronicave është një ilaç i pasur me antioksidues që forcon sistemin imun dhe redukton infeksionet. Duke e konsumuar kontrolloni të ënjturat dhe gjakderdhjen dhe ulni praninë e baktereve Përbërësit: • ½ e gotës boronica të freskëta (100 gr), • 2 gota me ujë (500 ml), • 1 lugë mjaltë (25 g). Udhëzimet: • Përzieni boronicat me një gjysmë litër ujë, i ëmbëltoni me pak mjaltë dhe e pini lëngun. • Pini dy deri tre gota në ditë.

Image

 

TRUMZA Infuzioni me trumzë është një ilaç i butë kundër inflamacioneve që kontrollon dhimbjen e shkaktuar nga infeksioni i mishrave të dhëmbit. Duke shpëlarë gojën, parandalohet rritja dhe zhvillimi i baktereve. Përbërësit: • 2 lugë trumzë (20 gr), • 1 gotë ujë (125 ml). Udhëzimet: • Vloni ujin dhe, kur të ketë vluar, shtoni trumzën dhe ulni temperaturën. • E lini për dy minuta, e hiqni nga tenxherja dhe e lini të ftohet për pak kohë. • Kur përzierja të jetë gati për t'u konsumuar, e përzieni dhe e shpëlani gojën për 20 deri 30 sekonda. • Më pas e shpëlani gojën si zakonisht.

Image

 

(Kosova Sot)