Ja si ta përgatisni ilaçin e lirë për dhimbjet në shpinë

  • 03 November 2017 - 15:54
Ja si ta përgatisni ilaçin e lirë për dhimbjet në shpinë

A ta që e kanë provuar këtë recetë thonë se pas një jave të përdorimit të këtij ilaçit dhimbjet ishin zhdukur. A vuani shpesh nga dhimbjet në qafë dhe në shpinë? Atëherë mirë e dini sesa e mundimshme kjo mund të jetë. Ju prezantojmë recetën e vjetër japoneze, që përmirëson nyjat tuaja dhe i mbani në gjendje të mirë, e njëkohësisht i mbajnë në gjendje të mirë dhe i hiqni qafe dhembjet në shpinë. Ilaçi është i thjeshtë dhe i lirë, transmeton gazeta Kosova Sot. Në vendin më të afërt blini 150 gramë xhelatinë të papërpunuar, atë që në fakt e përdorni për ëmbëlsira. Kjo dozë ju mjafton për një muaj. Në mbrëmje, dy lugë xhelatinë i aplikoni në një të katërtën e gotës me ujë të ftohtë, përzieni që të gjitha gungat të thyhen derisa masën e lini të qëndrojë deri në mëngjes. Gjatë natës xhelatina do të ngurtësohet e këtë e merrni dhe e konsumoni në lukth të thatë. Nuk do ta dëmtoni dobinë edhe nëse e përzieni me lëng apo jogurt apo nëse ia shtoni pak mjaltë apo sheqer. Këtë masë shëruese e përdorni për një muaj rresht e më pas bëni një pauzë prej gjashtë muajsh e më pas përsërisni nga fillimi. Në këtë mënyrë do të "lyeni" nyjat tuaja.

(Kosova Sot)