Shëroni dhimbjet në fyt pa ilaçe konvencionale
Me siguri njëherë në jetën tuaj, sidomos gjatë dimrit, keni pasur mundësinë që ta përjetoni infeksionin e fytit. Për fat, ekzistojnë ilaçe vendore që kërkojnë minimum përgatitje, e ndikojnë shpejt.
AJRI I LAGËSHT
Thithja dhe inhalimi i ajrit të lagësht mund t'ju lehtësojë dhimbjet në lukth. Bëni dush në ujë të ngrohtë, e më pas qëndroni në banjë dhe thithni avullin. Njëjtë mund të veproni edhe me ujin e vluar në enë, duke u lakuar me kokën sipër.
NDALONI DUHANIN
Duhani irriton fytin dhe shkakton kollë të thatë, prandaj së paku këtë periudhë duhet të ndaloni duhanin. Provoni që të mos rrethoheni me tym duhani.
XHENXHEFILI
Për eliksirin e fytit tuaj, ju nevojitet rrënja e xhenxhefilit. Sipër tij hidhni ujin e vluar. Kur uji të jetë ftohur, shtoni pak mjaltë dhe limon. Lëngun e pini gjatë ditës për të ndjerë lehtësim.
LËNGU I DOMATES
Përgatitni lëng nga domatja dhe uji e vluar, në masën 1:1. Në atë tretje mund të shtoni disa pika salcë pikante, kur të jetë ftohur e shpëlani gojën.
(Kosova Sot)