Çfarë ju tregojnë zorrët? Ekspertët tregojnë se si gjendje të ndryshme ndërlidhen me sistemin tretës - Shëndetësia - Kosova Sot
Çfarë ju tregojnë zorrët? Ekspertët tregojnë se si gjendje të ndryshme ndërlidhen me sistemin tretës

Çfarë ju tregojnë zorrët? Ekspertët tregojnë se si gjendje të ndryshme ndërlidhen me sistemin tretës

Kujdesi për të pasur zorrë të shëndetshme është më e duhura tani, por se si duhet kujdesur, varet nga lloji i zorrëve që keni. Nutricistja Claire Barnes ka përpiluar listën e pesë llojeve të zorrëve, se çfarë duhet të hani dhe të shmangni, si dhe simptomat, transmeton gazeta Kosova Sot.

ZORRË GASTRITE Simptomat: Fryrje, acid refluks, gazra. Ushqimi: Ushqimi i shëndetshëm mund të jetë i kotë, nëse acidet në stomak dhe enzimat tretëse janë të pakta dhe do të ketë nutriente të kufizuara, që zorrët mund t'i absorbojnë. Përgatitja e trupit për shujtë është me rëndësi në këtë lloj të zorrëve. Zierja dhe gatimi, apo derisa shikoni përgatitjen me sy, i dërgoni trurit një porosi se ushqimi po vjen. Pini ujë para ushqimit. Hani shujta më të vogla e më të shpeshta. Ushqimet që duhet t'i hani: sallatë me gjethe të gjelbër, uthull molle të përzier me ujë të ngrohtë, ananasi mango. Ushqimet që duhet t'i shmangni: hiqni dorë nga ushqimet e para-përgatitura dhe ushqimet e paketuara të përpunuara.

Image

 

ZORRË TË STRESUARA Simptomat: pagjumësi, mungesë përqendrimi, dëshirë e ulët për seks. Ushqimi: kur truri në vazhdimësi është i stimuluar, tretja mbetet anash. Ekuilibrimi i sheqerit në gjak duke shmangur kafenë, alkoolin dhe karbohidratet e bardha të rafinuara dhe konsumimi i më shumë proteinave të shëndetshme mund të ndihmojë të mbajë hormonet e stresit nën kontroll. Njerëzit me këtë gjendje e kanë të vështirë të qetësohen, vetëm nëse aplikojnë jogë apo hobi e ushtrime. Ushqimet që duhet t'i hani: mish nga gjedhi i ushqyer e bar natyral, salmon të egër, arra, fara. Ushqimet që duhet t'i shmangni: kafeinën, alkoolin, sheqernat dhe ushqimet me karbohidrate të rafinuara si pastë, bukë. 

Image

 

ZORRË ME KANDIDË Simptomat: sindromë të zorrëve të irrituara (IBS), alergji, gjendje inflamatore në lëkurë, dhimbje në nyja, aromë e keqe nga goja, mjegullim në tru, gazra dhe fryrje. Ushqimi: kandida është baktere, që mund të jetë e pranishme në zorrët e shëndetshme. Por, si pasojë e ushqimit jo të shëndetshëm, gjatë tretmanit me antibiotik, kandida shfrytëzon rastin për t'u rritur. Mendohet se këta persona kanë zorrë të ftohtë, kështu që sugjerohet t'i ngrohin atë me ushqime të ngrohta si supë, fruta të ngrohtë, për të ndihmuar tretjen dhe qarkullimin. Ekuilibri i mikroflorës, duke rritur bakteret e mira përmes ushqimeve të fermentuara mund të ndihmojë në rritjen e kandidës. Ushqimet që duhet t'i hani: supë, shafran, kanellë, xhenxhefil, speca të kuq pikantë, lakër jeshile, kimçi, kefir, probiotikë, çaj të gjelbër, hudhër, çaj, grejpfrut, ujë të ngrohtë dhe limon. Ushqimet që duhet t'i shmangni: kafenë dhe çajin e zi.

Image

 

ZORRË TË HELMUARA Simptomat: probleme në lëkurë, përfshirë skuqje, ekzemë, sëmundje të fshikëzës së tëmthit, qeska të errëta nën sy. Ushqimi: hedhja jashtë e helmeve nga trupi mund të nxitet duke konsumuar dy litra ujë çdo ditë dhe duke konsumuar më shumë ushqime të pasura me fibra. Ushqimet që duhet t'i hani: sallatë me vaj ulliri, ujë, perime me gjethe të gjelbër, tërshërë, çaj bimësh. Ushqimet që duhet t'i shmangni: ushqimet me yndyrë, gjithçka nga pjekurinat, ushqimet e skuqura, prodhimet e qumështit. 

Image

 

ZORRË IMUNE Simptomat: sindromë të zorrëve të irrtituara, sëmundje të zorrëve me inflamacione, fryrje, dhimbje abdominale. Ushqimi: këto janë zorrët më të prekura, duke rezultuar alergji dhe jo tolerancë ndaj shumë ushqimeve. Mbani mend, se një ushqimit që nuk e toleroni i duhen orë për t'i shkaktuar simptomat. Ushqimet që duhet t'i hani: supë me eshtra dhe lëng mishi, supë lakre, lëngje, ushqimet fermentuara, probiotikë. Ushqimet që duhet t'i shmangni: glutenin, prodhimet e qumështit, vezët, peshkun, arrat, sojën. Gas1,2,3,4,5

(Kosova Sot)

12 orë e 8 minuta më parë
11/12/18