Simptomat që sheqerin në gjak e keni të lartë, mos i ninjoroni këto shenj
S hikoni dhe njihni simptomat e nivelit të lartë të sheqerit në gjak dhe se është momenti i fundit që të ndërmerrni masa për t'i parandaluar komplikimet e mundshme.
LODHJE E SHTUAR
Gjatë nivelit të shtuar të gjakut në sheqer, trupi nuk është në gjendje që në mënyrë të rregullt të ruajë dhe absorbojë glukozën - që shkakton ndjenjën e lodhjes pa ndonjë arsye.
URINIMI I SHPESHTË
Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë, veshkat nuk mund të resorbojnë lëngjet - që ndikojnë në urinimin e shpeshtë.
GOJË E THATË DHE ETJE E SHTUAR
Goja e thatë dhe etja e madhe janë shenjë se keni humbur lëngjet. Hipotalamusi që vlerëson nivelin e dehidrimit dhe shkakton ndjenjën e etjes, i dërgon sinjale trurit. Në rrethana të tilla, më së miri është që gjithmonë të pini ujë.
URIA E VAZHDUESHME
Niveli i lartë i sheqerit në gjak parandalon glukozën që të futet në qeliza. Si rezultat i kësaj, trupi nuk fiton energjinë e mjaftueshme dhe në vazhdimësi kërkon ushqim.
(Kosova Sot)