Kjo është dieta pas së cilës kilogramët nuk kthehen

  • 15 February 2019 - 14:13
Kjo është dieta pas së cilës kilogramët nuk kthehen

Shkencëtarët nga kolegji "Skidmore" kanë dëshmuar se me dietën "P-CR" humbni në peshë dhe nuk ju kthehen më kilogramët. Bëhet fjalë për ushqimin e ekuilibruar me pak kalori me proteina të caktuara me agjërim të kohëpaskohshëm. Pos humbjes në peshë, kjo dietë mundëson edhe hedhjen jashtë të helmeve të grumbulluara në indin yndyror, e dieta përmirëson edhe shëndetin e zemrës dhe pakëson stresin oksidues.

Koncepti i dietës

Dieta bazohet në 4 deri 6 shujta të vogla në ditë ku secila përfshin 20 deri 25 gr proteina. Për femrat parashikohet konsumimi prej 1.200 kalorive, e për meshkuj 1.500 kalori. Nga konsumimi i përgjithshëm energjik 30 për qind përbëjnë proteinat, yndyrat 25 për qind, e karbohidratet 45 për qind. Njëherë në javë agjërohet me konsumimin e 300 deri 450 kalori nga burimet bimore të pasura me antioksidues.

Humbja e kilogramëve mund ta përmirësojë kujtesën 

Shkencëtarët kanë hulumtuar efektin e dietës pas 12 javësh, e rezultatet i kanë krahasuar me dietën e ekuilibruar për shëndetin e zemrës. Dieta për zemër të shëndetshme nënkupton konsumimin e 1.900 kalorive me konsumim të sugjeruar të makronutrienteve. Analiza ka treguar se pas 12 javësh dieta e re kishte të njëjtin sukses sikurse dhe dieta për shëndetin e zemrës, e pos kilogramëve, e ka përcjellë edhe zvogëlimi i ngërçeve arteriale, stresit oksidues si dhe lirimin e organizmave nga helmet.

Shembulli i dietës për një ditë 

Kafjalli: "Smoothie" me banane, gjysmë gotë qumësht kokosi, lëngun nga 1 portokall, avokado - të gjithë përbërësit i përzieni në blender. Zamra: 2 kivi. Dreka: Sallatë me ton, tranguj dhe "tofu" - përbërësit: një konservë me ton 80 g, "tofu" të tymosur 30 g, bizele nga konserva (gjysmë konserve), trangull të freskët, sallatë të gjelbër, domate "cherry", uthull të balsamuar, 1 lugë vaj ulliri. Një rriskë bukë elbi, 40 gr. Darka: Mish pule me salcë me lente dhe kërpudha - përbërësit: file pule 160 gr, 1 lugë vaj ulliri, 3 lugë qepë të kuqe, lente 50 gr, 100 gr kërpudha. Përgatitja: Pulën e marinoni dhe e piqni në tigan me vaj. Lentet i zieni. Në një lugë vaj përzhitni qepën, më pas shtoni kërpudhat, shtoni lentet, erëzoni dhe përzieni sipas shijes. Në përgjithësi: 1203 kcal. Karbohidrate: 45 për qind. Proteina: 30 për qind. Yndyra: 25 për qind.

(Kosova Sot)