Femrat në menopauzë duhet të ecin për të pasur eshtra të shëndetshëm

  • 27 March 2019 - 09:08
Femrat në menopauzë duhet të ecin për të pasur eshtra të shëndetshëm

E cja mund t'i shpëtojë eshtrat dhe shëndetin e tyre te femrat që janë në menopauzë, por vetëm nëse ecin tatëpjetë dhe atë pas ushqimit, derisa nëse ecin në drejtim të kundërt dhe para ushqimeve nuk ka efekt. Femrat mund të humbin rreth 20 për qind të masës së eshtrave 5 deri 7 vjet pasi që të futen në menopauzë si pasojë e humbjes së estrogjenit.

Kujdesi i qëndrueshmërisë fizike mundet të parandalojë dobësimin e eshtrave dhe të mos jenë të prira për t'u thyer. Femrat që vuajnë nga diabeti, sidomos nga tipi 1, kanë eshtrat të cilësisë më të dobët dhe rrezik më të madh nga thyerja.

Ekspertët nga Miçigeni kishin vëzhguar 15 femra që ishin në menopauzë dhe kishin diabet. Pjesëmarrëset ishin ndarë në dy grupe: ato që kishin ecur 40 minuta tatëpjetë dhe teposhtë në shirit dhe një orë para shujtave. Një grup nuk kishte ushtruar. Ju ishte matur shtypja e gjakut. Ju ishte matur glukoza dhe insulina. Mënyra më e mirë për reduktimin e humbjes së kolagjenit që ju ndihmon eshtrave, ishte pas shujtës dhe ecjes tatëpjetë

(Kosova Sot)