Pastroni zorrët dhe hidhni helmet me sodë të bukës

  • 29 March 2019 - 15:27
Pastroni zorrët dhe hidhni helmet me sodë të bukës

Mjekësia popullore ofron shumë mënyra për pastrimin e zorrëve. KONSUMIMI I SODËS SË BUKËS Pasi të zgjoheni pini një gotë ujë me temperaturë të dhomës dhe filloni lëvizjet.

Pastaj e pini një gotë ujë ku keni tretur një lugë të vogël sodë të bukës. Uji të jetë i vakët. Pas 15 minutash pini edhe një gotë ujë me një lugë sodë të bukës të tretur. KONSUMIMI I SODËS SË BUKËS DHE HIRRËS Merrni 2 litra hirrë dhe tretni një lugë të madhe të sodës së bukës.

Ditën e parë pini këtë hirrë me sodë të bukës në lukth të thatë. Pas një ore përpini një thelb të hudhrës, pa e përtypur, më pas një gotë limonadë. Pastaj mund të hani kafjallin. Gjatë ditës nuk guxoni të hani gjë tjetër pos të pini zefir, lëng domatesh dhe ujë. Ditën e dytë pini hirrë me sodë të bukës e pas një ore hudhër dhe limonadë. 

(Kosova Sot)