Pijet që largojnë lodhjen pranverore

  • 04 April 2019 - 08:56
Pijet që largojnë lodhjen pranverore

Dimri është stinë ku kemi më pak pemë dhe perime të freskëta. Me qëndrimin për kohë të gjatë, ushqimi humb vetitë shëruese dhe përbërësit, kështu që lirisht mund të thuhet se me fillimin e pranverës ndihet mungesa e tyre duke shkaktuar lodhjen pranverore. Pra, nevojitet t'i përtërini vitaminat dhe të mos ndiheni të lodhur në stinën e pranverës. 

Përbërësit: 2 dl ujë, 2 grusht arra indiane, 1 lugë spirulinë pluhur, 1 lugë pluhur "maca", 1 lugë pluhur kërpi, 1 kapsulë pluhur të kërpudhës "cordyceps", Përgatitja: Të gjithë përbërësit i përzieni në blender dhe pija është gati për ta konsumuar. 

Përbërësit për dy persona: 1 mollë, 1 banane, 2 gjethe të lakrës jeshile, 1,5 dcl qumësht bademi ose ujë, 1 lugë pluhur kërpi, 1 lugë vaj liri, ½ e limonit. Përgatitja: Të gjithë përbërësit i përzieni dhe ju shtoni ujë për të arritur dendësinë e dëshiruar.

(Kosova Sot)