Borziloku ndihmon te kolla dhe ftohjet

  • 06 April 2019 - 08:30
Borziloku ndihmon te kolla dhe ftohjet

Borziloku shpeshherë ngjason me dukjen në mentë. Gjethet e tij ndihmojnë si shtesë në gjellë të ndryshme, por ka edhe shumë veti shëruese.

Në mjekësinë popullore përdoret kundër kollës, sëmundjeve të veshkave, dhimbjes së kokës dhe depresionit, e çaji nga kjo bimë përdoret te dhimbjet e ciklit menstrual.

Lëngu nga gjethja e borzilokut lufton edhe ftohjet dhe inflamacionet e vështira derisa çaji nga kjo bimë cilësohet si çaj shërues. Gjethet e bimës mund t’i hidhni në vaskë për të pasur lëkurë më të butë.

Çaji nga borziloku:

Gjethet e bimës së thatë të borzilokut e përzieni me ujin e vluar dhe e lini në një enë të mbuluar për dhjetë minuta. Mund ta konsumoni çdo ditë, por pas tetë ditëve të bëni pauzë për 14 ditë.

(Kosova Sot)