Ilaçet natyrale për zemër dhe enë të gjakut

  • 15 April 2019 - 18:19
Ilaçet natyrale për zemër dhe enë të gjakut

Problemet me zemër lehtë mund t’i shëroni në mënyrë krejt natyrale, duke kombinuar këto bimë natyrale

Image

Çaj për forcimin e zemrës

Përzieni rozmarinë, valerianë, nenexhik – nga katër lugë dhe dy lugë gjethe trëndafili.

Nga kjo përzierje merrni një lugë, e përzieni me 2-3 decilitra ujë të vluar.

E pini tri herë në ditë nga një gotë.

 

Image

Çaj kundër të rrahurave të shpejta të zemrës

Përgatitni një përzierje nga dy lugë nenexhik, lëvore portokalli, livandë dhe kopër.

Një lugë nga e gjithë kjo përzierje e vendosni në 300 ml ujë dhe e lini të pushojë për 8-12 orë, e më pas e zieni për rreth 3-4 minuta.

E pini një lugë në ditë, në mbrëmje para gjumit.

Image

Ilaçi natyral për mangësitë në zemër

Përzieni nga 25 gramë mentë dhe nenexhik, nga 10 gramë kamomil, kopër, trumzë, lule të kaçes si dhe përzieni lëvore të dardhës.

3 lugë nga kjo përzierje e përzieni me gjysmë litër ujë të vluar dhe e lini të mbuluar të pushojë gjatë natës.

E pini në vend të ujit pas shujtave.

 

Image

Çaj nga hithrat

Dy lugë gjethe të freskëta apo edhe të thata të hithrave i përzieni me një gotë me ujë të vluar.

E lini të mbuluar për të pushuar për dhjetë minuta dhe procedoni.

Pini nga tri gota në ditë.

 

 

Image

Çaj nga kaçja

Një lugë me gjethe dhe lule të thata të imtësuara të kaçes i përzieni me 2,5 decilitra ujë të vluar dhe procedoni pas 15 minutave.

Pini tri gota në ditë.

 

Image

Çaj nga lëvoret e qepës për uljen e shtypjes së gjakut

Thani lëvoret e qepës, i imtësoni dhe i përgatitni si çaj duke e përzier me ujë të vluar, e lini të pushojë për 10 minuta dhe më pas e procedoni.

Pini 2-3 gota në ditë.

 

(Kosova Sot)