laçi për femrat në menopauzë, mbron trurin, forcon zemrën dhe eshtrat

  • 17 April 2019 - 09:08
laçi për femrat në menopauzë, mbron trurin, forcon zemrën dhe eshtrat

Kurrë nuk duhet t'i lejoni vetes të dehidroheni, sepse kjo shkakton disa telashe serioze me shëndetin, siç janë: - gjaku trashet dhe nuk mund të qarkullojë, që shkakton shtypje të lartë dhe kolesterol; - rrezikoheni nga mbipesha, diabeti tipi 2 dhe rreziku për kancer.

Për t'u mbrojtur nga të gjitha këto, e edhe më shumë, që i kemi cekur më lart, ju sjellim një recetë që është shumë efektive që u ndihmon femrave me menopauzë, që forcon zemrën dhe eshtrat.

Për këtë ilaç ju nevojiten:

3-4 gota me ujë; 4 lugë kurkumë; 4 lugë xhenxhefil pluhur; Pak piper të zi; 1/4 e gotës mjaltë.

Përgatitja:

Në një enë të vogël vendosni xhenxhefilin, kurkumën dhe piperin e zi. Më pas e mbuloni me ujë. E vloni për disa minuta, e më pas e hiqni nga pllaka e ngrohtë.

Kur lëngu të jetë ftohur ia shtoni mjaltin si dhe e lini të pushojë edhe një orë. Pastaj masën e kaloni nëpër garzë. Masës në fund ia shtoni edhe 3 gota ujë. E ruani në frigorifer dhe e pini gjatë ditës.

(Kosova Sot)