Vaji i ullirit, për shëndet dhe bukuri

  • 18 prill 2019 - 09:31
Vaji i ullirit, për shëndet dhe bukuri

Që nga moti, ullinjtë simbolizojnë shëndetin dhe pasurinë. Është i pashmangshëm për përmirësimin e shëndetit dhe bukurisë.

Të kruarat në flokë dhe zbokthi mund të jenë gjendje aspak e këndshme. Përgatitni një tretman me vaj ulliri që heq zbokthin dhe zbut flokun. Ngrohni disa mililitra vaj ulliri dhe e hidhni në lëkurën e kokës. E mbuloni me peshqir dhe e mbani për gjysmë ore, e shpëlani me ujë dhe shampon.

 Vaji i ullirit është antioksidues, që ndihmon në mbajtjen e lëkurës të hidratuar dhe të shëndetshme, duke e mbrojtur nga të ftohtit dhe erërat. Sipas fjalëve të dermatologëve, vaji i ullirit ka rëndësi të madhe në ruajtjen e lëkurës, duke e mbrojtur nga tharjet. Ia shtoni disa pika vaji esencial të livandës në 10 mililitra vaj ulliri. E ruani në enë prej qelqit dhe e përzieni shpesh para se ta aplikoni në këmbë dhe duar.

Në mjekësinë popullore vaji përdoret te dhimbjet e veshit. Thjeshtë hidhni disa pika vaj në pambuk, e më pas e vendosni në veshin me dhimbje. Në çdo 2-3 orë nxirrni pambukun dhe e vendosni një të ri.

(Kosova Sot)