Kanella dhe mjalti, çifti më i shëndetshëm

  • 19 prill 2019 - 09:56
Kanella dhe mjalti, çifti më i shëndetshëm

P os se është një nga erëzat më me aromë, kanella ka edhe veti shëruese, sidomos edhe kur kombinohet me përbërës të tjerë. Se është i veçantë e thonë edhe shkrimet e shkruara 2.800 vjet para erës sonë. Kanella me siguri se është një nga erëzat më të vjetra. Madje edhe e kanë thithur në formë të cigares dhe e kanë përdorur si vaj aromatik.

Dikur çmimi i kanellës matej me ar. Kanella është e mirë edhe si ilaç, ashtu i vetëm, por edhe në kombinim me mjaltin. Nëse planifikoni dietë, është mirë që në mbrëmje në dy decilitra ujë të zieni një lugë kanellë. Kur të jetë ftohur shtoni një lugë mjaltë dhe e pini në mbrëmje derisa gjysmën e pini herët në mëngjes, në stomak të thatë për 40 ditë rresht. Pastaj, peshorja tregon përmirësim.

Për artritin dhe reumën, mjaltin dhe kanella të përzihen në ujë të ngrohtë dhe me këtë përzierje t'u bëni masazh vendeve ku ndjeni dhimbje. Për shërimin e tullacërisë dhe humbjes së flokut ngrohni mirë vajin e ullirit dhe ia shtoni nga një lugë kanellë dhe një mjaltë dhe e lini të pushojnë për së paku 15 minuta. Nëse keni kolesterol të lartë, përzieni 2 lugë mjaltë me 3 lugë kanellë në 5 decilitra çaj mente dhe pas dy orëve kolesteroli bie për 10 për qind.

(Kosova Sot)