Domatja shëron kancerin e mëlçisë

  • 28 April 2019 - 08:56
Domatja shëron kancerin e mëlçisë

Hulumtuesit në "Jean Maier Centre" kanë vëzhguar efektin parandalues të disa ushqimeve që mund të kenë te kanceri në mushkëri, mëlçi dhe zorrë të trashë.

Studimi ka vëzhguar likopenin, antioksidues që jep ngjyrën e kuqe pemëve dhe perimeve të ndryshme, e me këtë rast domatja është e pasur me likopen.

Studimi ka treguar se falë kësaj substancës, konsumimi i domates mundet të ndikojë në ulje e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, osteoporoza, diabeti dhe disa lloje të caktuara të kancerit. Konsumoni vetëm dy apo tri domate për të pasur sasi të mjaftueshme të likopenit në organizëm. Ekspertët pohojnë se likopeni në domate ndikon në uljen e rrezikut nga kanceri në mëlçi.

(Kosova Sot)