Bima magjike që ju shpëton nga dhimbjet

  • 02 May 2019 - 14:31
Bima magjike që ju shpëton nga dhimbjet

Hulumtimet tregojnë se bima bar veshi (lat. Sempervivum tectorum), në vete përmban taninë, mukozë bimore, acide, flavonoide dhe karbohidrate.

Në mjekësi përdoret shkaku se përmban përbërës kundër inflamacioneve. Mjekët popullorë e përdorin për dhimbjen e veshit, dëmtimin e timpanit dhe humbjen e dëgjimit. Lëngu i saj përdoret për zvogëlimin e rrëshirës në vesh, e pas përdorimit vërehet pakësim i dhimbjeve. Hulumtimet tregojnë se lëngu i bimës ndikon mirë në sistemin imun dhe parandalon sëmundjet kancerogjene. Aplikohet në formë të lëngut, kompresave, yndyrës, tinkturë ose çaj.

Dhjetë 10 g bimë të freskët e zieni për 15 minuta në 250 ml ujë pa sheqer. E lini të ftohet. Çajin ta pini në mëngjes, në lukth të thatë, e më pas çdo orë e merrni nga një lugë të vogël.

(Kosova Sot)