Boronicat, edhe pse të vogla, mjaft të shëndetshme

  • 05 maj 2019 - 12:04
Boronicat, edhe pse të vogla, mjaft të shëndetshme

Manaferrat e ëmbla apo boronicat janë burim i shëndetit, vitaminave C dhe kanë më shumë antioksidues se secila pemë tjetër.

Parandalojnë infeksionet urinare

Studimi i publikuar në "Journal of Agricultural and Food Chemistry" ka treguar se boronicat përmbajnë përbërës të veçantë që parandalojnë ngjitjen e baktereve nëpër muret e fshikëzës së urinës. Për këtë arsye, parandalojnë infeksionin me bakterin "E. Coli", e cila shkakton shumicën e infeksioneve urinave.

Janë plot me antioksidues

Ekspertët amerikanë kanë bërë një studim, duke hulumtuar 100 lloje të ndryshme të pemëve dhe perimeve. Me këtë rast ishte vërtetuar se boronicat posedojnë sasinë më të madhe të antioksiduesve, luftues kundër radikalëve të lirë që shkaktojnë shumë sëmundje të rënda.

Shkrijnë shtresat dhjamore

Hulumtimi i publikuar në "American Society for Nutrition's Experimental Biology", në vitin 2011, thekson se boronicat kanë mundësinë e thyerjes së qelizave dhjamore dhe atyre yndyrore, duke parandaluar formimin e të rejave. Boronicat po ashtu e mbrojnë shëndetin e zemrës, ulin shtypjen e lartë të gjakut, ruajnë shëndetin e trurit dhe kujtesën. 

(Kosova Sot Online)