‘Ilaçet’ shtëpiake, kundër erës së keqe nga goja

  • 07 May 2019 - 22:28
‘Ilaçet’ shtëpiake, kundër erës së keqe nga goja
Image

Majdanozi

Majdanozi është bima më e njohur e gjelbër që e largon erën e keqe nga goja. Por, si "ndihmë e parë" mund të shërbejnë edhe disa bimë të tjera. Menta, bima e dragoit, rozmarina, po ashtu mund të përdoren për t'u përtypur apo të zhyten në ujë të nxehtë dhe të pihen si çaj.

Image

Jogurti

Niveli i lartë i sulfitit të hidrogjenit në gojë është njëri ndër shkaktarët e erës së keqe. Jogurti vepron ashtu që zvogëlon nivelin e kësaj substance dhe eliminon bakteret jo të shëndetshme. Ekspertët thonë se jogurti është preventivë e mirë kundër sëmundjeve të mishit të dhëmbëve, për shkak të vitaminës D që e përmban.

Image

Pemët dhe perimet "kërcëlluese"

Mollët, selinoja dhe karotat rrisin sekretimin e pështymës në gojë, e cila ka rëndësi për eliminimin e baktereve të këqija.

 

 

 

 

 

Image

Xhenxhefili

Përpos që preferohet si ilaç për problemet me lukth, xhenxhefili është efikas edhe në luftë kundër erës së keqe të gojës. Mund të përgatitni preparat për shpëlarjen e gojës, ashtu që copat e xhenxhefilit të freskët i përzieni me limon dhe me ujë të nxehtë.

 

 

 

Image

Vitamina C

Bakteret që shkaktojnë erën e keqe të gojës "e kanë armik të madh" vitaminën C, e cila ka rëndësi të madhe në parandalimin e sëmundjeve të gojës.

 

 

 

Image

Uji

Edhe pse uji nuk mund t'ju ndihmojë në neutralizimin e erës së keqe, duhet që ta pini atë sa më shumë, si parandalim. Uji rrit prodhimin e pështymës, e nëse pas ushqimit nuk mund t'i lani dhëmbët, atëherë të paktën shpëlajeni gojën me ujë, për t'i larguar mbetjet e ushqimeve. 

(Kosova Sot Online)