Testi për kancerin e gjirit

  • 12 May 2019 - 08:35
Testi për kancerin e gjirit

S hkencëtarët gjermanë kanë zbuluar një test të gjakut (analizë), me anë të të cilit është e mundur që të parashikohet rreziku për rikthimin e kancerit të gjirit, i cili njëherë ishte mjekuar me sukses. Kërkuesit shkencorë nga Universiteti "LudwigMaximilians" në Munih thonë se gjasat që të kthehet kanceri janë të lidhura ngushtë me praninë e qelizave qarkulluese të tumorit në mostrat e gjakut të pacientëve.

Tanimë dihet sesi numri më i madh i këtyre qelizave në gjak lidhen me një rrezik më të madh për paraqitjen e metastazave.

Revista mjekësore profesionale "Journal of the National Cancer Institute" shkruan se si testi i ri do të mund të bëhej një mjet për tërheqjen e hershme të vëmendjes, për përdorimin e një terapie të modifikuar. Analiza e karakteristikave gjenetike të qelizave qarkulluese të tumorit, do ta mundësojë edhe një personalizim më të madh të mjekimit. Të dhënat janë mbledhur nga më shumë se 3500 femra, të sëmura nga kanceri i gjirit.

(Kosova Sot Online)