Vjen kremi kundër rrezeve UV, në formë uji

  • 12 May 2019 - 09:16
Vjen kremi kundër rrezeve UV, në formë uji

Kremi i parë në botë që mund të konsumohet tashmë po pushton botën. Këtu kemi të bëjmë me ujë të harmonizuar, ku një pikë e vogël e tij ofron mbrojtje nga dielli dhe rrezet ultra vjollcë, për disa orë rresht. "Uji i harmonizuar H20" është emri i prodhimit të ri për mbrojtje nga rrezet e dëmshme të diellit, por gjithsesi se është një aleat i tenit të jetënxirë, pohojnë shpikësit e këtij produkti, i cili tashmë ka dalë në shitje në vendet e Bashkimit Evropian.

Shishja e ujit, e pasur me grimca të pasura për mbrojtje kundër rrezeve UV, ka një efekt mbrojtës SPF 30. Një pikë e konsumuar e këtij prodhimi ofron një mbrojtje prej tri orëve, duke bllokuar rreth 97 për qind të rrezeve ultra vjollcë.

Ekzistojnë dy lloje të versioneve të prodhimit, njëra e cila nxit vetënxirjen si dhe ajo që e mban lëkurën e shndritshme, pa marrë parasysh se sa i jeni ekspozuar diellit. Pos kësaj, "Osmosis Skincare" në treg ka plasuar edhe ujë të harmonizuar, që ndikon në forcimin e sistemit imun, përmirësimin e tretjes.

(Kosova Sot Online)