Kanceri i vezoreve zbulohet vetëm kur arrin në fazën e tretë

  • 12 May 2019 - 17:50
Kanceri i vezoreve zbulohet vetëm kur arrin në fazën e tretë

Shumica e pacientëve viziton mjekun me vonesë, kështu që edhe parashikimet nuk janë aspak të mira. Kjo sëmundje nuk është më e shpeshta, por një ndër më vdekjeprurëset. Përqindja e femrave, që rregullisht shkojnë në kontrolle gjinekologjike, është e ulët, prandaj edhe nuk është për t'u çuditur se pse përqindja e vdekjeve edhe në vendin tonë është kaq e lartë. Marrë parasysh se thirrjet për kontrolle gjinekologjike nuk japin rezultate, ngecje në këtë listë të zezë mund të bëjnë ilaçet bashkëkohore biologjike.

Numri më i madhe i rasteve të këtij lloji të kancerit zbulohet kur të ketë kaluar në fazën e tretë. Simptomat më të shpeshta të kancerit të vezoreve janë fryrja e stomakut dhe problemet me tretjen. - Për fat të keq, kanceri i vezoreve edhe më tutje zbulohet në fazën e tretë kur të ketë pushtuar edhe organe të tjera, prandaj më e rëndësishme është parandalimi, përkatësisht kontrolli i rregullt gjinekologjik, kur edhe mund të identifikohet në fazën e hershme, ndërsa shërimi është shumë më i lehtë.

(Kosova Sot Online)