Ushtrimet trupore që ndërlidhen me suksesin në shkollë

  • 20 May 2019 - 14:06
Ushtrimet trupore që ndërlidhen me suksesin në shkollë

Fëmijët që janë më shumë aktivë me ushtrimet trupore, japin rezultate më të mira në testin e leximit dhe aftësive gjuhësore, pohojnë ekspertët nga universiteti në Ilinois.

Ekspertët amerikanë kanë vërejtur dallimet në funksionimin e trurit varësisht formës fizike të fëmijëve, prandaj kështu edhe është vërtetuar se fëmijët aktiv në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre, më pak aktivë, kishin resurse të shkathëta kognitive.

Aktiviteti i trurit në studim ishte matur përmes elektrodave, shkruan revista 'Brain and Cognition'.

Hulumtuesit ishin përqendruar në valët e trurit që ndërlidheshin me njohjen e fjalëve dhe gramatikën, ndërsa në fazën e ardhshme të studimeve ekspertët mendojnë ta identifikojnë lidhjen midis aktiviteteve trupore dhe funksioneve të tjera të trurit.

(Kosova Sot Online)