Jo kolesteroli, por trigliceridet!

  • 23 May 2019 - 08:59
Jo kolesteroli, por trigliceridet!

Një studim i ri, i botuar në revistën profesionale “New England Journal of Medicine”, sugjeron se niveli i ulët i triglicerideve ka rëndësinë më të madhe për t’i evituar sëmundjet e zemrës.

Aktualisht, shumica e doktorëve përqendrohen te niveli i kolesterolit, duke u munduar ta mbajnë atë sa më të ulët, me qëllim të parandalimit të sëmundjeve të zemrës. Shkencëtarët kanë parë se disa njerëz, që kanë një mutacion gjenetik, i cili ndikon që ata të kenë nivel të ultë të triglicerideve, janë për 40% më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, sesa njerëzit e tjerë.

Ky studim tregon se trigliceridet janë njësoj të rëndësishme sa edhe kolesteroli, në mos edhe më të rëndësishme, në lidhje me preventivën e sëmundjeve më të shpeshta të zemrës. Dr. David Brownstein, mjek familjar nga Miçigani, thotë se njerëzit duhet ta kontrollojnë nivelin e triglicerideve të paktën një herë në vit

(Kosova Sot Online)