Një test i thjeshtë zbulon Alzheimerin

  • 23 May 2019 - 09:03
Një test i thjeshtë zbulon Alzheimerin

Një grup mjekësh nga Ohajo kanë përpiluar një test të thjeshtë, prej katër faqesh, i cili mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të sëmundjes së Alzheimerit. Kjo me qëllim që njerëzit ta dinë se çka i pret dhe t’i rregullojnë me kohë financat dhe punët e tyre.

Ky test u përpilua nga një ekip i udhëhequr nga Douglas W. Scharre, neurolog në Universitetin shtetëror të Ohajos. Testi, i cili shkurtimisht njihet me emrin SAGE, mund të plotësohet për rreth 15 minuta nga pacienti, qoftë edhe në shtëpinë e tij, apo derisa pret të vizitohet te mjeku.

Dr. Scharre thotë se ky test mund të bëhet rutinë, duke u përdorur për pacientët më të vjetër, te të cilët dyshohet për çrregullim të memories. Zbulimi i hershëm i sëmundjes së Alzheimerit ka rëndësi, për shkak se ilaçet që përdoren për trajtimin e simptomave dhe për ngadalësimin e përkeqësimit të sëmundjes, janë më efikase kur të jepen në fazat fillestare të sëmundjes.

(Kosova Sot Online)