Top pesë ushqimet e fëmijëve për shëndet dhe zhvillim

  • 25 May 2019 - 17:32
Top pesë ushqimet e fëmijëve për shëndet dhe zhvillim

Rreth 66 për qind e nxënësve nuk hanë pemë për çdo ditë, ndërsa rreth 76 për qind nuk hanë perime për çdo ditë. Sipas një hulumtimi, çdo i treti fëmijë në botë, më i ri se dhjetë vjet, konsumon ushqim të shpejtë, që nuk është aspak i shëndetshëm. Në mënyrë që fëmijës tuaj t'i siguroni një rritje dhe zhvillim të shëndetshëm, atëherë me kohë duhet ta parandaloni grumbullimin e kileve shtesë. Ushqimet e pasura me vlera ushqyese, vitamina, minerale dhe yndyra të shëndetshme, janë të domosdoshme për rritjen e fëmijëve, por edhe për zhvillimin e trurit.

Në mënyrë që organizmi i fëmijëve të marrë atë që ka nevojë, nevojitet që në meny të shtoni të kuqtë e vezës, pastaj mishin e pulës dhe supën. Shumica e vitaminave dhe mineraleve që përmban veza ndodhen pikërisht në të kuqtë e vezës. Të kuqtë e vezës përmban edhe të gjitha vitaminat e kompleksit B, si dhe vitaminat A, E, D dhe K.

TOP 5 USHQIMET E DOMOSDOSHME PËR FËMIJË:

1. Spinaqi: Është burim i shkëlqyeshëm i hekurit dhe beta-karotinë, që janë të shëndetshëm për sytë. Përmban edhe fibra që nxitin punën e rregullt të zorrëve. Më i shëndetshmi është spinaqi i ri, edhe pse ai i ngrirë nuk e humb vlerën.

2. Karota: Është e pasur me beta-karotinë, por posedon edhe vitamina C, E, K dhe ato të kompleksit B. Është shumë e tretshme, prandaj shtojeni në supë dhe salcë.

3. Jogurti: Dyfish më shumë përmban kalcium se qumështi, por gjithsesi se është edhe me sasi të larta të kaliumit, fosforit dhe probiotikë. 4. Peshku i kaltër: Më së shumti përmban yndyra të shëndetshme esenciale dhe, sipas ekspertëve, dy herë në javë duhet të gjendet në tryezën e fëmijëve. 5. Mollët: Në 100 gramë mollë gjenden rreth 3,3 gramë fibra dietale. Përmbajnë edhe fruktozë, e cila në masë të madhe e zvogëlon dëshirën për ëmbëlsira.  

(Kosova Sot Online)